Dhomat e Specializuara në Hagë nxjerrin dosjen e plotë, 235 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Publikuar tek: rajon, më 08:13 01-12-2020 Dhomat e Specializuara në Hagë nxjerrin dosjen e plotë, 235 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar në faqen zyrtare të saj dosjen e plotë me të gjitha aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veseli e Rexhep Selimit.

Një dosje prej 235 faqesh përmban vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Ish-krerët e UÇK-së janë të akuzuar për vrasje, tortura e krime në fshatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Në dosjen me 235 faqe jepen datat, vendet dhe detaje të tjera në lidhje me krimet që akuzohen ish-krerët e UÇK-së.

Po ashtu në këtë aktakuzë përmendet edhe emri i Shqipërisë ku nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s dyshohet se janë kryer krime ndaj të paktën 392 individëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çelja e negociatave me BE-në, Presidenti i Maqedonisë së Veriut pesimist: Pak shanse për këtë dhjetor, po na bllokon Bullgaria
»
Article Logic
Execution time: 0.0099329948425293
array(1) { ["section"]=> string(110) "dhomat-e-specializuara-ne-hage-nxjerrin-dosjen-e-plote-235-faqe-ndaj-thacit-veselit-krasniqit-e-selimit-229735" }