Dhuna e policisë në Kavajë, dergohet për gjykim efektivi i komisariatit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 13-03-2015 Dhuna e policisë në Kavajë, dergohet për gjykim efektivi i komisariatit

Prokuroria e Kavajës ka përfunduar hetimet 3 javore ndaj shtetasit Pajtim Muhaj, efektiv i Komisariatit të Policisë Kavajës, i akuzuar për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Në video-skandalin e shfaqur disa javë më parë në media vihej re se efektivi i policisë Muhaj, ka goditur me shkelma në fytyrë personin e ndaluar, duke i shkaktuar dëme fizike.

“Në bazë të hetimeve, rezultoi se rrahja që efektivi i policisë i bënte shtetasit të ndaluar ishte në tejkalim të parashikimeve të ligjit “Për policinë e Shtetit". Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Kavajës e akuzon shtetasin Pajtim Muhaj për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare”, thuhet në njofrimin e prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali/ Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë drejt shkatërrimit të plotë (Video)
Lezhë/Arrestohet për kallëzim të rremë, dogji makinën e tij dhe denoncoi »
Article Logic
Execution time: 0.013200998306274
array(1) { ["section"]=> string(75) "dhuna-e-policise-ne-kavaje-dergohet-per-gjykim-efektivi-i-komisariatit-5823" }