Dhuna ekstremiste në rajon, SHBA zgjat emergjencën për Ballkanin

Publikuar tek: bota, më 19:46 20-06-2019 Dhuna ekstremiste në rajon, SHBA zgjat emergjencën për Ballkanin Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Kongresit amerikan që ta zgjasin gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Sipas presidentit amerikan dhuna ekstremiste dhe moszbatimi i marrëveshjeve në rajon, janë një kërcënim për vendin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shton se rajoni vijon të jetë i destabilizuar gati dy dekada pasi u shpall fillimisht emergjenca kombëtare për rrezikun ballkanas.

‘Ende nuk janë zgjidhur çështjet e sponsorizimit apo mbështetjes së dhunës ekstremiste në ish-republikën e Maqedonisë dhe në gjithë rajonin, zbatimi i marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, apo hapat për të zbatuar marrëveshjen-kuadër të Ohrit të vitit 2001’, shkruan Trump.

Gjendja e emergjencës kombëtare në raport me Ballkanin Perëndimor u firmos nga ish-presidenti Xhorxh Bush më 26 qershor të vitit 2001.

Urdhri origjinal u shoqërua edhe me një listë të personave që mendohet se përmes veprimeve dhe politikave të tyre kanosën rrezikun dhe sigurinë e rajonit, ndaj edhe u është ndaluar udhëtimi apo pronat në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069019794464111
array(1) { ["section"]=> string(70) "dhuna-ekstremiste-ne-rajon-shba-zgjat-emergjencen-per-ballkanin-169047" }