Dhuna kundër grave, presidenti francez, Macron njofton rritjen e masave

Publikuar tek: bota, më 23:10 25-11-2017 Dhuna kundër grave, presidenti francez, Macron njofton rritjen e masave

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave se do të merrte një sërë masash për t’i dhënë fund domonimit të burrave në shoqëri.

Plani i Macronit përfshin rritjen e financimeve për barazinë gjinore si edhe ndëshkimin e ashpër për të rriturit që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë nën 15 vjeç.

”Nuk mund të lejojmë që Franca të jetë një nga vendet ku gratë kanë frikë”, deklaroi Macron në një fjalim të transmetuar nga BFMTV.

“Ju nuk jeni vetëm, qeveria është me ju”, iu drejtua Macron grave.

”Shoqëria jonë ka lejuar dominimin mashkullor dhe kjo duhet të marrë fund”, theksoi ai.

Planet e reja të presidentit përfshijnë gjoba të rënda për ngacmimet seksuale, sistem të ri online për kërkimin e ndihmës dhe më shumë kontrolle për akses në pornografinë virtuale, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 93 000 gra në të gjithë Francën ishin viktima të përdhunimeve apo tentativave për përdhunim, por vetëm më pak se 10 për qind e rasteve përfunduan në gjykatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkaktuan 305 viktima, zbulohen autorët e masakrës në Xhami
Ligji për lutjen, protesta të fuqishme shpërthejnë në Pakistan »
Article Logic
Execution time: 0.013936042785645
array(1) { ["section"]=> string(76) "dhuna-kunder-grave-presidenti-francez-macron-njofton-rritjen-e-masave-100757" }