Dhuna ndaj banorëve në Astir, Balliu: Një banori i janë thyer kockat e këmbës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:54 12-11-2019 Dhuna ndaj banorëve në Astir, Balliu: Një banori i janë thyer kockat e këmbës Ish deputeti i PD, Klevis Balliu

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT), ka patur përplasje të forta me banorët e zonën së ‘Astirit’ në Tiranë.

IKMT-ja kishte planfikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, duke folur për emisionin ‘Opinion’, tha se policia përdori dhunë barbare si dhe përdori edhe gazin lotsjellës ndaj banorëve.

‘Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Janë sulur si shtazë si kriminelë, si banditë drejt banorëve të cilët shumicën e lanë në mes të rrugës.

Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës, të cilit i kanë thyer kockat e thembrës.

Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën. Ky zotëria tjetër në foto këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kanë bërë’, ka thënë ish deputeti demokrat.

Balliu gjithashtu denoncoi edhe një rast të paprecedentë kur një godinë në Astir gjysma e saj e kishte marrë legalizimin dhe gjysma tjetër jo.

Sipas ish-deputetit banorët nuk janë kundër ndërtimit të Unazës së Re, por kërkojnë vetëm të dëmshpërblehen.  

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075528621673584
array(1) { ["section"]=> string(82) "dhuna-ndaj-banoreve-ne-astir-balliu-nje-banori-i-jane-thyer-kockat-e-kembes-185682" }