Dhuna ndaj gjyqtares Hafizi, zbulohet vendimi që mori Gjykata

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 06-09-2017 Dhuna ndaj gjyqtares Hafizi, zbulohet vendimi që mori Gjykata

Është bërë e mundur vendimi i gjykatës së Apelit në Durrës për Fadil Kasemin, pas kanosjes me armë të ish bashkëshortes së tij në plazhin e Golemit.

Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e dënimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Kavajë. Ndërsa Kasemi i ka kërkuar togave të zeza uljen e dënimit.  Pendesa e Fadil Kasemit për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi, në korrik 2015 në plazhin e Golemit, duket se është venitur pas dënimit të tij me 3 vjet burg.

Menjëherë ai i është drejtuar Apelit, duke pretenduar se masa e dënimit ishte shumë e rëndë. “ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të Apelit Durrësit ndaj Kasemit, vendim ky që la në fuqi atë të Shkallës së Parë të Kavajës. Sipas vendimit të shpallur ne 28 shtator 2016, Kasemi ka paraqitur si rrethanë lehtësuese në gjykate faktin që ka dy fëmijë të mitur dhe se veprën penale e ka kryer në gjendje të dehur e në rrethana rastësore.

Nga ana tjetër, gjykata është përballur me kërkesën e Prokurorisë për rritje të masës së dënimit. Nga vendimi rezulton se Prokuroria nuk ka kërkuar ndryshim të akuzës për Kasemin, ndonëse pranon rrezikshmërinë e lartë të tij dhe faktin se është nisur nga Tirana me qëllim për të kryer veprat penale. “Gjykata në vendimin e saj nuk ka vlerësuar në masën e duhur rrezikshmërinë, si të veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” e të “dhunës në familje”, vepra këto të kryera në një ambient të hapur plazhi e të mbipolluar dhe as të autorit ashtu dhe të autorit, të pandehurit Fadil Kasemi, i cili është nisur nga Tirana pikërisht për të kryer veprat penale për të cilat u gjykua e deklarua fajtor”, argumentonte Prokuroria.

Pasi eshte njohur me pretendimet e paleve, Apeli i Durrësit ka vlerësuar se vendimi i Shkallës së Parë ishte i drejtë dhe si i tillë duhej lënë ne fuqi. Treshja e Apelit ka vlerësuar se dënimi i dhënë për ish-burrin e gjyqtares është në përshtatje me rrezikshmërinë e tij shoqërore. Aktualisht Kasemi po qëndron në “arrest ne burg” si autor i vrasjes së gjyqtares Hafizi javën e kaluar, ndërkohë që dosja penale për episodin e korrikut 2015 pret radhën e gjykimit në Gjykatën e Lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04543399810791
array(1) { ["section"]=> string(66) "dhuna-ndaj-gjyqtares-hafizi-zbulohet-vendimi-qe-mori-gjykata-91382" }