Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, Gambia padit Mianmarin për gjenocid

Publikuar tek: bota, më 23:47 11-11-2019 Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, Gambia padit Mianmarin për gjenocid Protestat kunder genocidit te myslimaneve Rohingya nga qeveria e Mianmarit

Shteti afrikano-perëndimor Gambia ka paditur Mianmarin për gjenocid kundër myslimanëve Rohingya.

Bëhet me dije se padia është ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis shteteve.

Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara lëshuan një raport për dhunën në Mianmar, duke thënë se liderët ushtarakë të këtij vendi duhet të shkojnë në gjyq për gjenocid. Ndërkohë qeveria e Mianmarit ka mohuar se trupat e saj kanë kryer krime të tilla.

Mijëra myslimanë Rohingya janë vrarë dhe mbi 700,000 të tjerë janë detyruar të ikin drejt Bangladeshit fqinj për shkak të një fushate të dhunshme të ushtrisë qeveritare në Mianmar në vitin 2017.

Mianmari, i njohur edhe si Burma apo Birmania, ka deklaruar se operacionet e ushtrisë kanë pasur në shënjestër kërcënimet e militantëve dhe kryengritësve Rohingya. Shteti i Gambias e ngriti padinë në gjykatën e Hagës ditën e sotme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017085075378418
array(1) { ["section"]=> string(74) "dhuna-ndaj-myslimaneve-rohingya-gambia-padit-mianmarin-per-gjenocid-185545" }