Dhuna ndaj producentit në Francë përplas qytetarët me policët, 81 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:06 29-11-2020 Dhuna ndaj producentit në Francë përplas qytetarët me policët, 81 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO) Pamje nga protesta

Dhuna e ushtruar nga 4 oficerë policie ndaj producentit muzikor, Michel Zecler ka ngjallur revoltë të madhe në të gjithë Francën.  

Ditën e sotme janë organizuar protesta masive në mbështetje të producentit me ngjyrë, ku qytetarë të shumtë janë përplasur me policinë.

Të paktën 81 protestuar janë shoqëruar në komisariat. Pjesëmarrësit janë mes 133 mijë qytetarëve që besohet se kanë dalë në sheshe në mbarë Francën, për të protestuar.

Nga këta, 46 mijë protestues ishin vetëm në kryeqytet, Paris.

Nga përplasja kishte edhe përdorim të sendeve të forta, çka i shkaktoi plagë të lehta rreth 61 oficerë policie. Për të shpërndarë turmën, policia përdori gaz-lotsjellës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Irani zhvillon vaksinën e tij anti-COVID, do t’i vendoset emri i shkencëtarit të vrarë pak ditë më parë
Vendimi i çuditshëm i Spanjës, shkurton numrin e personelit shëndetësor, mjekët dhe infermierët dalin në protestë »
Article Logic
Execution time: 0.012739896774292
array(1) { ["section"]=> string(115) "dhuna-ndaj-producentit-ne-france-perplas-qytetaret-me-policet-81-te-arrestuar-dhe-dhjetera-te-plagosur-video-229564" }