Dhuna ndaj pronarit të piceri “ERA”, reagon MPB: U rrëzua gjatë ndjekies nga policia

Publikuar tek: politike, më 22:41 26-06-2016 Dhuna ndaj pronarit të piceri “ERA”, reagon MPB: U rrëzua gjatë ndjekies nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj pronatir të Piceri “ERA”, Altin Bamllari, në Tiranë, i cili denoncoi me fotografi në rrjetet sociale, dhunën e ushtruar nga forcat e policisë pas pretendimit se djali i tij ishte kapur me një gjobë të pa paguar.

MPB thotë se situata është zhvilluar ndryshe. Makina kishte siguracion të pa paguar prej një viti dhe në momentin që janë ndaluar nga policia babë e bir kanë braktisur mjetin pranë Ambasadës Ruse dhe janë larguar me vrap drejt Piramidës.

Sipas MPB-së, gjatë tentativës për t’iu larguar policisë, Altin Bamllari është rrëzuar dhe ka marë dëmtime të lehta. Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar edhe për dhunën në Korçë, të denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Reagimi për dhunën ndaj biznesmenit Bamllari:

Për sa i përket rastit në Tiranë, sqarojmë se në datën 26.06.2016, ka filluar procedimi penal për "Mosbindje të punonjësve të policisë" në ngarkim të shtetasve:

- A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë

-A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, djali i tij.

Këta dy shtetas në datën 26.06.2016, rreth orës 00.30 minuta në Bulevardin "Bajram Curri", duke udhëtuar me mjetin me targë TR 3884 U, nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit.

Masa administrative e pashlyer prej afro 1 viti, ishte në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave.

Pas kundërshtimit të urdhërit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, këta shtetas kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës.

Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve, këta shtetas janë proceduar penalisht për "Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga neni 242 i K.Penal.

SHÇBA vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse.

Policia e Shtetit është e angazhuar t'i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat.

Reagimi për dhunën në Korçë:

Në lidhje me njoftimet në media, sipas të cilave Policia ka ushtruar dhunë ndaj dy qytetarëve në Tiranë e Korçë, informojmë se:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka filluar verifikimet për të gjithë punonjësit dhe strukturat e Policisë të përfshira në këto dy ngjarje.

Paraprakisht, nga të dhënat paraprake rezulton se:

Në njërin prej rasteve, konkretisht në Korçë, ku shtetasi i arrestuar Jurxhin Kulla pretendon për dhunë nga ana e Policisë, sqarojmë se Policia i është përgjigjur kundërshtimit me dhunë ndaj forcave të rendit.

Shtetasi Jurxhin Kulla ishte shoqëruar në ambjentet e Policisë nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet dhe është arrestuar për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve".

Ky person është me precedent kriminal, pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë:

- Në datë 10.11.2005 me vendim nr 293 të Gjykatës së Korçë është dënuar me 7 muaj e gjysëm heqje lirie për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", pasi më datën 21.06.2005 ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin A.K.

- Në datën 02.11.2007 është arrestuar për veprën penale "Trafikimi i Narkotikëve", ku është dënuar me 8 vjet burg dhe është liruar me kusht në datën 19.03.2012.

- 3 muaj pas lirimit me kusht, në datën 22.06.2012 është arrestuar sërish për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", ku është dënuar me 5 vjet burg dhe ka dalë nga burgu në datën 28.04.2015

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097129344940186
array(1) { ["section"]=> string(86) "dhuna-ndaj-pronarit-te-piceri-era-reagon-mpb-u-rrezua-gjate-ndjekies-nga-policia-44670" }