Dhuna ndaj Strazimirit, shpallen të pafajshëm deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 10-06-2015 Dhuna ndaj Strazimirit, shpallen të pafajshëm deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka

Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj deputetëve të maxhorancës Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka,  të akuzuar për goditjen e deputetit të opozitës Gent Strazimiri. Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se në  këtë çështje nuk ka pasur vepër penale. Në një prononcim për mediat deputeti Pjerin Ndreu deklaroi se goditja ndaj deputetit Strazimiri nuk kishte të bënte me detyrën , por ishte një konflikt personal.

“Çështja penale nuk duhet të fillonte. Ne nuk i kemi mohuar momenetet e gjaktënxehtesise, por kjo nuk do të thotë se ka ndodhur për shkak të detyrës. Kjo historoi ishte për të  njollos deputetë të caktuar , u shpreh Ndreu.

 Më herët prokuroria kishte kërkuar denimin me 1 vit burg Arben Ndokën dhe 8 muaj burg për Pjerin Ndreun. Hetimi nisi pas incidentit të 10 korrikut të vitit të kaluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku të tre deputetët u konfrontuan pas një debati gjatë seancës plenare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Superaksioni, policia sekuestron armë dhe municione në Sarandë
Rrihte të ëmën 55-vjeçe arrestohet i riu »
Article Logic
Execution time: 0.011214017868042
array(1) { ["section"]=> string(89) "dhuna-ndaj-strazimirit-shpallen-te-pafajshem-deputetet-pjerin-ndreu-dhe-arben-ndoka-13160" }