Dhuna në jetimore/ Fjodora Fjora: Mos fusni në një hulli të gjitha edukatoret

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 08-07-2015 Dhuna në jetimore/ Fjodora Fjora: Mos fusni në një hulli të gjitha edukatoret

Gazetarja Fjodora Fjora ka një mesazh për të gjithë ato reagime që janë bërë në rrjetet sociale dhe jo vetëm, pas publikimit të videos së dhunës në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Fjora kërkon që të mos futen në një hulli të gjitha edukatoret, ndërsa sjell në vëmendje historinë pozitive që ka pasur në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, ku edhe ka adoptuar djalin e saj.

Postimi i Fjodora Fjorës:

E kam një mesazh për të gjithë ata që i janë vërsulur edukatoreve këto ditë. Kujdes, e kemi bërë zakon shqiptar të fusim në një hulli të gjithë e të shajmë e ulërasim sa herë shohim raste të paprecedentë dhune apo abuzimi në këtë vend të brishtë ku jetojmë!

Dua të them një fjalë, një xhest falenderimi, mirënjohje për të gjitha ato motra dhe nëna, që punojnë çdo ditë, duke mohuar veten ndonjëherë madje për fëmijët në shtëpinë e foshnjes në Tirane “Hannah dhe Rozafa”. Flas për to, pasi nuk kam përjetuar kurrë më parë në jetën time më shumë dashuri se në këtë vend, ku jam larguar me lot dashurie në sy bashkë me djalin tim! Ato gra që palodhur e pa ankuar, kujdesen për dhjetera fëmijë edhe kur shteti nuk ka para as tju blejë ilaçe këtyre vogëlushëve, as pampers e as gushore. Ato gra që me lot në sy e lumturi përcjellin fëmijët me fat në familjet e tyre adoptuese, pasi i kanë dhënë atë që kanë mundur nga shpirti i tyre në muajt e parë të jetës. Nuk duhet guxuar aq shumë miqtë e mi, sa të kategorizojmë si të njejtë njerëzit me probleme të forta psikologjike, me njerëz të rrallë e të përkushtuar që janë familja e parë e këtyre vogëushëve. Do të doja t’i falenderoja të gjithë një nga një kujdestaret e “Hannah dhe Rozafa” këtu në Tiranë, tju puth duart e tju them FALEMINDERIT." 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet punonjësi i gjendjes civile, pajisi me dokumenta një person me precedent penal
Kosta Trebicka i çonte Efraim Diverolit femra në dhomë, rrëfimi i gazetarit amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.013676166534424
array(1) { ["section"]=> string(81) "dhuna-ne-jetimore-fjodora-fjora-mos-fusni-ne-nje-hulli-te-gjitha-edukatoret-15649" }