Dhuna në jetimoren e Shkodrës, Forumi i Gazetareve: Këmbanë alarmi për të gjithë vendin

Publikuar tek: aktualitet, më 17:28 07-07-2015 Dhuna në jetimoren e Shkodrës, Forumi i Gazetareve: Këmbanë alarmi për të gjithë vendin

Forumi i Gazetareve Profesioniste Shqiptare nëpërmjet një njoftimi ka shprehur indinjatën për ngjarjen e ndodhur me fëmijët e jetimores së Shkodrës. Ditën e djeshme u publikua një video ku shihej dhuna që ushtronte kujdestarja ndaj një fëmije të jetimores.

FGPSH e konsideron këtë ngjarje një këmbanë alarmi për gjendjen e në të cilën ndodhen jetimoret në të gjithë vendin. Forumi ka kërkuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi që të nis një analizë të detajuar të situatës të këtyre institucioneve në vendin tonë.

Reagimi i FGPSH-së:

Forumi i Gazetareve (femra) Profesioniste Shqiptare shpreh indinjatën për situatën në jetimoren e Shkodrës .

Kjo video skandaloze dhune mbi disa fëmijë të pambrojtur është një akt dhune ndaj të gjithë shoqërisë dhe familjeve shqiptare .

Videoja e publikuar nga media është një këmbanë alarmi për gjendjen në të gjitha jetimoret e vendit.

Shoqata e gazetareve (femra) profesioniste shqiptare i kërkon autoriteteve të bëjnë publik sa më shpejt një ekzaminim mjekësor psiko fizik të fëmijëve të jetimores të Shkodrës me shpresën që dhuna që kanë pësuar të mos i ketë dëmtuar ata fikisht apo psikologjikisht ,dhe kërkon gjithashtu asistimin e këtyre fëmijëve me psikologë për sa kohë do të kenë nevojë.

Shoqata e gazetareve (femra) profesioniste shqiptare përshëndet veprimet e ministrit Klosi por i bën thirrje Ministrit dhe institucionit që drejton për një kontroll dhe analizë të detajuar të situatës në të gjitha jetimoret e vendit.

Lexo edhe: Skenat e dhunës ndaj fëmijëve 3-6 vjeç në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Riaktvizohet zjarri në masivin pyjor të Balldrenit, rrezikohen banesat
Arrestohen 6 persona në Durrës për trafik droge, mes tyre futbollisti i Superligës shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.013762950897217
array(1) { ["section"]=> string(91) "dhuna-ne-jetimoren-e-shkodres-forumi-i-gazetareve-kembane-alarmi-per-te-gjithe-vendin-15553" }