Dhuna në Këln, Merkel kërkon largimin e refugjatëve që shkelin ligjin

Publikuar tek: bota, më 23:04 08-01-2016 Dhuna në Këln, Merkel kërkon largimin e refugjatëve që shkelin ligjin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh sot pro për një ndryshim të ligjit gjerman për të lehtësuar largimin e azilkërkuesve apo refugjatëve që shkelin ligjin, pas dhunës së Vitit të Ri në Këln.

Legjislacioni mundëson aktualisht vetëm dënimin me të paktën tre vite burg për të mundësuar largimin e një azilkërkuesi gjatë shqyrtimit të dosjes së tij, me kushtin që jeta e tij apo shëndeti të mos rrezikohet në vendin e origjinës.

Merkel u shpreh pro ndryshimit të ligjit pasi qeveria gjermane zbuloi se një shumicë e refugjatëve figuronin mes të dyshuarve të identeifikuar deri tani nga policia federale gjermane për dhunën që ndodhi gjatë Vitit të Ri në Këln, transmeton Ata.

Kryesia e partisë së Merkel, e mbledhur në Mayence deri të shtunën për të debatuar mbi pasojat e ngjarjeve në Këln, synojnë të kërkojnë gjithashtu që azilkërkuesit dhe refugjatët të humbasin statusin e tyre në rast se dënohen me burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet bosi meksikan i drogës “El Chapo”
Vdes në rrethana misterioze princesha e bukur iraniane Ashraf, francezët e quanin “Pantera e Zezë” »
Article Logic
Execution time: 0.014050006866455
array(1) { ["section"]=> string(74) "dhuna-ne-keln-merkel-kerkon-largimin-e-refugjateve-qe-shkelin-ligjin-29493" }