Dhuna në protestë, reagon ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Liderat e demonstratës kanë përgjegjësi... (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 02-06-2019 Dhuna në protestë, reagon ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Liderat e demonstratës kanë përgjegjësi... (E PLOTË)

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët për episodet e dhunës të shënuara gjatë orëve të vona të protestës së opozitës përpara Parlamentit.

Është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar që dënon dhunën dhe përdorimin e mjeteve eksplozive, duke bërë përgjegjës drejtuesit e protestës për mosmenaxhimin e situatës.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht.

Nuk ka vend për dhunë dhe mjete eksplozive në një protestë paqësore. Liderat e protestës kanë përgjegjësinë për të mbajtur një tubim paqësor ndërsa policia ka përgjegjësi t’i përgjigjet proporcionalisht për të ruajtur rendin. Për të mirë të të gjithëve, një protestë e sigurtë dhe paqësore duhet të jetë prioritet”, deklaron ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

zdfsdgfsdgsdg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030438899993896
array(1) { ["section"]=> string(113) "dhuna-ne-proteste-reagon-ambasada-e-mbreterise-se-bashkuar-liderat-e-demonstrates-kane-pergjegjesi-e-plote-166700" }