Dhuna në protestën e 2 Qershorit, kërkohet BURG për 26 qytetarë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 05-06-2019 Dhuna në protestën e 2 Qershorit, kërkohet BURG për 26 qytetarë

Në Gjykatën Penale të Tiranës, është zhvilluar sot seanca për masën e sigurisë për 42 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës në 2 Qershor.

Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për 26 protestues dhe 'detyrim paraqitje' për 17 të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen për 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme', 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik', 'Goditje për shkak të detyrës', 'Prishja e qetësisë publike', 'Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive'.

Pas protestës së opozitës, policia procedoi penalisht 60 persona, 42 prej të cilëve janë arrestuar. Mes të proceduarve në gjendje të lirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023483037948608
array(1) { ["section"]=> string(69) "dhuna-ne-protesten-e-2-qershorit-kerkohet-burg-per-26-qytetare-167015" }