Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, ndërkohë 5 të tjerët u kapën duke... (Detaje nga arrestimi i 6 personave në Tiranë)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:38 01-06-2020 Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, ndërkohë 5 të tjerët u kapën duke... (Detaje nga arrestimi i 6 personave në Tiranë) Foto ilustruese

Gjashtë persona janë arrestuar sot në kryeqytet, një me akuzën "dhunë në familje" dhe pesë të tjerë për "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes", njofton policia.

Për rrjedhojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

- E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;

- A. Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l;

- A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;

- L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096850395202637
array(1) { ["section"]=> string(126) "dhune-fizike-dhe-psikologjike-ndaj-gruas-nderkohe-5-te-tjeret-u-kapen-duke-detaje-nga-arrestimi-i-6-personave-ne-tirane-208641" }