Dhunë në familje dhe lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj dhe 55-vjeçari në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:42 23-01-2020 Dhunë në familje dhe lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj dhe 55-vjeçari në Durrës Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj dhe një 55 vjeçar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se shtetasi A.M, 24 vjeç iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 6.6 gr. lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa në makinën e tij.

Shtetasi I.V, 28 vjeç u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip ‘Volksëagen’ në gjendje të dehur.

Ndërsa 55 vjeçari I.M, është dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale ‘Dhuna në familje’.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Si dhe ndalohet një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin të cilin ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.6 gr. lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa.
---
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. V., 28 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" në gjendje të dehur.
---
Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

I.M., 55 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale "Dhuna në familje".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Dhuna në familje".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021620035171509
array(1) { ["section"]=> string(90) "dhune-ne-familje-dhe-lende-narkotike-arrestohen-dy-te-rinj-dhe-55-vjecari-ne-durres-192889" }