Dhunë në Rrugën e Kombit, flet deputeti i Tropojës: Havzi Nela u var në mes të Kukësit, por shpresa e këtyre banorëve jo

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 31-03-2018 Dhunë në Rrugën e Kombit, flet deputeti i Tropojës: Havzi Nela u var në mes të Kukësit, por shpresa e këtyre banorëve jo Nga protesta në Rrugën e Kombit

Një situatë tejet alarmante u krijua në Rrugën e Kombit ku protestuesit u përplasën me policinë, në shenjë revolte për taksën e vendosur.

Sakaq, ka reaguar deputeti i PD-së për qarkun e Tropojës Isuf Çelaj i cilin ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e sotme.

Çelaj ka akuzuar qeverinë aktuale për taksat e vendosura për karburante, rrugë, banesa, dhe biznesin e vogël. Deputeti i PD-së shton gjithashtu se shqiptarët nuk do të ndalen dhe kujton arsimtarin dhe poetin e shquar Havzi Zela, i cili është dënuar me varje më 10 gusht 1988, duke u shprehur se shpresa e shqiptarëve nuk do të përfundojë në këtë mënyrë.

Reagimi i plotë i deputetit Isuf Çelaj:

Ndal dhunës dhe presionit ndaj popullit të Lumës (Kukësit) dhe atij të Malësisë së Gjakovës (Tropojës dhe Hasit)!!

Mjerimi dhe varfëria e krijuar nga kjo qeveri me taksat e larta për karburante, rrugë, banesa, biznesin e vogel dhe çdo gjë, kanë bërë që këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve t'u shkojë thika në palcë duke klithur me gjithë forcë SOS. Një qeverisje që vetem do të marrë nga populli pa i dhënë asgjë, një qeverisje që fyen dhe përçmon popullin edhe në ndërgjegjien e shejtë qytetare, nuk mundet kurrësesi të ndalë shqiptarët e stërlodhur nga varfëria rilindase për të kërkuar të drejtat e tyre.


Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, por shpresa e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve nuk mund të vritet as varet sepse në tokën shqiptare edhe varret kanë forcë dhe flasin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mr 700 Euro”, reagon Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Denonconi me fakte
Protesta në Rrugën e Kombit, reagon miss-i shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.011425971984863
array(1) { ["section"]=> string(124) "dhune-ne-rrugen-e-kombit-flet-deputeti-i-tropojes-havzi-nela-u-var-ne-mes-te-kukesit-por-shpresa-e-ketyre-banoreve-jo-115208" }