Dhunë, përndjekje, pengmarrje dhe plagosje, arrestohen në flagrancë 4 persona në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:31 16-07-2019 Dhunë, përndjekje, pengmarrje dhe plagosje, arrestohen në flagrancë 4 persona në Tiranë Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se janë arrestuan shtetasit me iniciale F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim.

Autoritetet kapën edhe shtetasin A. Ll., banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. 24 vjeçari për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë 36 vjeçari me inciale A. K, banues në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje në mënyrë të vazhdueshme dhe dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë/ Njoftimi:

Gjatë orëve të fundit, kapen dy persona në kërkim për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim. Gjithashtu arrestohen edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“ dhe “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, u bë e mundur kapja e personave F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", i shtetasit A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2. 
Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023744106292725
array(1) { ["section"]=> string(91) "dhune-perndjekje-pengmarrje-dhe-plagosje-arrestohen-ne-flagrance-4-persona-ne-tirane-172398" }