Dhunë të skenuar nga LSI në protestë? Kryemadhi: Po, vetëm nëse....

Publikuar tek: politike, më 14:29 26-01-2018 Dhunë të skenuar nga LSI në protestë? Kryemadhi: Po, vetëm nëse....

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e nesërme do jetë më paqsorja e organizuar ndonjëherë.

Pas mbarimit të mbledhjes me aleatët e pyetur nga gazetarët se nëse do ketë skenarë dhune të kërkuar nga LSI gjatë protestës, Kryemadhi u shpreh se dhunë do jetë nëse do ketë provokatorë nga Edi Rama.

“Këto janë veçse frika e Edi Ramës ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që do jeni atje për të protestuar për Edi Ramën. Edhe ju gazetarë që Rama e quan kazan. Nuk do ketë dhunë, e vetmja dhunë do jetë nëse do ketë provakatorë nga Edi Rama. Të ketë kujdes Xhafaj me ato që thotë Policia e Shtetit. Protesta e nesëme do jetë më paqsorja e organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Pasi do të marrin pjesë edhe të huaj të martuar me shqiptare, ata që kanë biznese. Mos kini frikë do jetë një protestë e bukur, pasi edhe zoti e ka bekuar me ditë të bukur”, përfundoi Kryemadhi.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011380910873413
array(1) { ["section"]=> string(67) "dhune-te-skenuar-nga-lsi-ne-proteste-kryemadhi-po-vetem-nese-108017" }