Shefja e pavionit të Pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës, Greta Naraçi ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku një mjek u godit nga familjarët e një fëmijë të sëmurë.
“Fëmija ka ardhur me traumë të kokës, ne e kemi ulur në repartin tjetër dhe kjo ka revoltuar prindin. Ne udhehiqemi me parimin prindi ka të drejtë, por ne spostimin e fëmijës e kemi kryer bazuar në konsultë mjekësore. Sipas protokollit të trajtimit nuk ka as abuzim as vonese nga mjeku”, tha Naraçi, lidhur më këtë ngjarje, të ndodhur natën e mbrëmshme, ku i plagosur mbeti mjeku pediatër, Skënder Duka.
Nga ana tjetër, i ati i fëmijës pretendon se nga ana e mjekut nuk ka marrë shërbimin e duhur. Si pasojë e goditjes me grushta, mjeku mori plagë të lehta. Konflikti mes tyre u zgjidh vetëm pas ndërhyrjes nga ana e policisë së Shkodrës.