Dhunimi me levë i koordinatorit të LSI, Policia: Ja çfarë ndodhi

Publikuar tek: politike, më 20:59 18-06-2017 Dhunimi me levë i koordinatorit të LSI, Policia: Ja çfarë ndodhi

Policia e Fushë Krujës e konfirmon se një koordinator i LSI-së është qëlluar me levë në kokë nga persona të paidentifikuar.

Policia thotë se kanë nisur hetimet intensive mbi ngjarjen por nuk jep detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se ky incident dhe ai i Pukës ku u dhunua kryetarja e LSI kanë ndodhur në mesditë. Informacionet e policisë mbi këto ngjarje kanë mbërritur vetëm pas reagimit me anë të një deklarate për media të Luan Ramës, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Informacion paraprak:

Në datë 18.06.2017, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin B.Ç. rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë.

Shtetasi B.Ç. ka qenë duke u futur në një lokal, Bar- Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin  Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.

Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë po merren dëshmi nga vendngjarja, sekuestrohen pamje filmike si dhe kryhen veprime te tjera proceduriale për të zbardhur ngjarjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna ndaj simpatizantëve të LSI, Luan Rama: Të shkarkohet menjëherë Haki Çako
Ditë e vështirë për LSI, ja ku ndodhet dhe çfarë po bën Meta tani (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0095410346984863
array(1) { ["section"]=> string(68) "dhunimi-me-leve-i-koordinatorit-te-lsi-policia-ja-cfare-ndodhi-82948" }