Dhunohej vazhdimisht nga burri, vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 03-08-2020 Dhunohej vazhdimisht nga burri, vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve në Berat Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Poliçan të Beratit.

Një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve është vetëhelmuar me pesticide dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

F.I., mësohet se e ka kryer këtë akt pasi dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, shpeshherë edhe në sy të fëmijëve.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj, raporton news24. 

Gruaja është gjetur pa ndjenja në dhomën e gjumit nga fëmijët, të cilët kanë njoftuar komshinjtë dhe më pas policinë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010035991668701
array(1) { ["section"]=> string(91) "dhunohej-vazhdimisht-nga-burri-vetehelmohet-me-pesticide-nena-e-dy-femijeve-ne-berat-215984" }