Dhunohen motrat binjake: Pse shkuat në protestën e PD-së

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 26-02-2017 Dhunohen motrat binjake: Pse shkuat në protestën e PD-së

Dy motra binjake banuese në lagjen ‘Kryengritja’ në Fier janë rrahur 30 minuta më parë teksa ktheheshin në banesën e tyre nga puna. Lajmi konfirmohet nga vetë motrat binjake G dhe A Hatillari që punojnë në një fabrikë prodhimi këmishash fasone.

Sipas tyre afër banesës u ka dal para nja djalë i gjatë rreth 30 vjeç dhe i ka qëlluar në fytyrë duke u thënë, "pse shkoni në protestën e PD?". Pas dhunës personi është larguar ndërkohë që vajzat, motra binjake kanë shkuar në polici ku kanë kryer edhe denoncimin. Më pas ato kanë shkuar në spitalin rajonal të Fierit ku po marrin mjekimin e duhur pasi kanë pësuar dëmtime në hundë dhe fytyrë, dhe nesër do të shkojnë tek mjeku ligjor për vizitë, shkruan "Alb365".

Sipas burimeve të informacionit një ditë më parë dy motrat binjake që janë edhe anëtare të PD dega Fier kan qenë në protestë në Tiranë pranë liderit të PD Lulëzim Basha. Lajmi konfirmohet edhe nga kreu i PD dega Fier Luan Baçi i cili pohon se shumë shpejt PD dega Fier do të dalë edhe në një konferencë për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me robdishan, këngëtarja shijon perëndimin e diellit: Ja çfarë ndjej tani (FOTO)
Mielli serb gjunjëzon industrinë shqiptare, e pasigurt çfarë po konsumojmë »
Article Logic
Execution time: 0.011528015136719
array(1) { ["section"]=> string(61) "dhunohen-motrat-binjake-pse-shkuat-ne-protesten-e-pd-se-70035" }