Dhunohen varrezat në fshatin Mborje të Korçës.
Shkatërrohen 25 varre mes të cilave varre të vjetra të banorëve dhe dy varret e Patriotëve Haki Mborja dhe Refat Mara.
Varret e dëmtuara janë të bëra me pllaka betoni dhe dyshohet se varret janë dhunuar për t’u marrë për skrap hekurat që kanë si pjesë të bazamentit dhe skeletit.
