Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, por arrestohet nga policia.
Më datë 24.03.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi i shtetasit Sali D., 37 vjeç, banues në njësinë administrative Selishtë, Dibër.
Me datë 23.03.2017, rreth orës 22.00, jemi njoftuar se është larguar nga banesa e saj shtetasja Sh.D, 26 vjeçe, banuese në , Dibër.
Menjëherë është organizuar puna nga ana e efektivëve të Komisariatit të Policisë Dibër, ku është bërë e mundur gjetja e saj, dhe me datë 24.03.2017, shtetasja Sh.D, ka bërë kallzim, se bashkëshorti i saj shtetasi Sali D, në banesën e tyre, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, të Kodit Penal.