Dhunohet dhe grabitet në mes të qytetit babai i dëshmitarit në çështjen 'Shullazi'

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 19-01-2020 Dhunohet dhe grabitet në mes të qytetit babai i dëshmitarit në çështjen 'Shullazi' Foto ilustruese

Një kambist është grabitur dhe dhunuar një ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 te zona e plazhit, ku persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas i kanë marrë shumat prej 275 euro dhe 1.5 milion lekë.

Kambisti Naim Musai është babai i një prej dëshmitarëve të mbrojtur nga Prokuroria në çështjen "Shullazi". Bëhet fjalë për Besnik Musain, ish-shoferi i biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ishte prezent kur ky i fundit bëri kontratën noteriale për dhurimin e Hotel Vollgës te Emiljano Shullazi.

Besnik Musai deklaroi në gjyq se Shullazi i kishte vendosur pistoletën në kokë biznesmenit Beqja duke e kërcënuar të firmoste kontratën për dhurimin e Hotel Vollgës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070090293884277
array(1) { ["section"]=> string(87) "dhunohet-dhe-grabitet-ne-mes-te-qytetit-babai-i-deshmitarit-ne-ceshtjen-shullazi-192524" }