Dhunoi babanë, qëlloi me pistoletë në shtëpi dhe kërcënoi me jetë policët, arrestohet pas disa orësh ndjekje 42 vjeçari në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 21-04-2020 Dhunoi babanë, qëlloi me pistoletë në shtëpi dhe kërcënoi me jetë policët, arrestohet pas disa orësh ndjekje 42 vjeçari në Tiranë Pistoleta e sekuestruar nga policia

Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia pas disa orësh ndjekje, pasi kishte dhunuar babanë e tij, dhe kishte kërcënuar me jëtë punonjësit e policisë.

Policia bën me dije se i arrstuari është Ridian Lamja, 42 vjeç, pasi dhunoi babanë e tij Sh.L, 64 vjeç, në banesën e këtij të fundit në fshatin Bultucë të Vaqarrit.

Mësohet se në momentin që policët i janë afruar banesës, ai i ka kërcënuar se do t'i qëllonte, dhe duke përfituar nga errësira ka arritur të arratiset.

Pas disa orëve në ndjekje policia ka arritur ta arrestojë, duke i sekuestruar edhe një pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Epidemiologu shqiptar tregon sa tampona përdoren në ditë tek personat e dyshuar për Covid
Vdekja e ‘DEDËS’/ Ngjeth e emocionon poeti Agim Doçi, reciton i prekur: Po unë Rikard ku t’i çoj LOTËT?! »
Article Logic
Execution time: 0.014076948165894
array(1) { ["section"]=> string(134) "dhunoi-babane-qelloi-me-pistolete-ne-shtepi-dhe-kercenoi-me-jete-policet-arrestohet-pas-disa-oresh-ndjekje-42-vjecari-ne-tirane-203394" }