Dhunoi barbarisht vajzën/ Gjykata e Sarandës u jep urdhër mbrojtje dy fëmijëve të mitur të Elisabeta Metës: Do strehohen nga gjyshërit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 25-01-2020 Dhunoi barbarisht vajzën/ Gjykata e Sarandës u jep urdhër mbrojtje dy fëmijëve të mitur të Elisabeta Metës: Do strehohen nga gjyshërit 41 vjeçarja Elisabeta Meta

Gjykata e Sarandës ka caktuar urdhër mbrojtje për dy fëmijët e mitur të Elisabeta Metës, 41 vjeçares e cila u denoncua përmes një videoje duke dhunuar dhe sharë vajzën 13 vjeçare.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që bashkëjetuesi i Elisabetës, shtetasi Arjan Mekollari, të largohet nga banesa pasi aty do të qëndrojnë dy fëmijët e mitur bashkë me prindërit e Elisabetës. Dy prindërit e 41 vjeçares që jetojnë në Fier, do të zhvendosen në Sarandë pasi është parë e arsyeshme që të qëndrojnë në qytetin bregdetar sepse vajza 13 vjeçare është në shkollë.

Edhe pse të afërmit e tjetër të nënës dhunuese kanë kërkuar të strehojnë dy fëmijët e mitur, gjyqtarja Nevrie Duka ka vendosur që dy fëmijët e Elisabeta Metës, vajza nga martesa e parë e saj dhe djali nga bashkëjetesa me Arjan Mekollarin, të qëndrojnë me gjyshërit, prindërit e 41 vjeçares.

Për vetë Elisabeta Metën, dje gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa 41 vjeçarja është braktisur nga familjarët e saj të cilët nuk kanë marrë pjesë fare gjatë dhënies së vendimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036286115646362
array(1) { ["section"]=> string(139) "dhunoi-barbarisht-vajzen-gjykata-e-sarandes-u-jep-urdher-mbrojtje-dy-femijeve-te-mitur-te-elisabeta-metes-do-strehohen-nga-gjysherit-193142" }