Dhunoi barbarisht vajzën, policia shoqëron nënën 41-vjeçare në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:34 20-01-2020 Dhunoi barbarisht vajzën, policia shoqëron nënën 41-vjeçare në Sarandë

Policia e Sarandës ka shoqëruar nënën 41-vjeçare, e cila dhunonte në mënyrë çnjerëzore vajzën e saj të mitur.

Video e nënës duke dhunuar vajzën 13-vjeçe u publikua mbrëmjen e sotme në një emision investigativ.

“Menjëherë pas transmetimit të pamjeve, policia e Sarandës thotë se ka shoqëruar shtetasen me iniciale E.M, 41- vjeçe, banuese në Sarandë”, njoftojnë blutë e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.

LEXO EDHE:

‘Do të therr moj b*shtër,’ nëna rreh barbarisht vajzën 13 vjeçare: Të vdesësh këtu në vend (PAMJE TË RËNDA)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027101039886475
array(1) { ["section"]=> string(76) "dhunoi-barbarisht-vajzen-policia-shoqeron-nenen-41-vjecare-ne-sarande-192652" }