Dhunoi dhe qëlloi me thikë motrën, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 25-11-2020 Dhunoi dhe qëlloi me thikë motrën, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka dhunuar motrën.

Në pranga ka rënë V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

32-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia e Shetit:

Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Dhunë në familje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish e dashura i shkatërron rrjetin e prostitucionit në Itali, arrestohet 40 vjeçari shqiptar koka e grupit, vëllai i tij, dy kushërinjtë dhe një rumun (EMRAT-FOTO-DETAJE)
E TRISHTË/ Ishte prekur nga Covid, ndërron jetë mjeku BLEDI Nini, kishte shkuar në Itali për kurim »
Article Logic
Execution time: 0.012863874435425
array(1) { ["section"]=> string(71) "dhunoi-dhe-qelloi-me-thike-motren-arrestohet-32-vjecari-ne-kukes-229039" }