Dhunoi fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses, prokuroria përfundon hetimet për njerkun Alfred Kazanxhi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 21-09-2020 Dhunoi fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses, prokuroria përfundon hetimet për njerkun Alfred Kazanxhi

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me çështjen e dhunimit të 3-vjeçarit, nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 24 prill të këtij viti. Fëmija u shtrua në spital me fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyer, ndërsa fatmirësisht i shpëtoi dhunës së njerkut.

Alfred Kazanxhi, u arrestua dhe aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.  Ai akuzohet se ka dhunuar dhe keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses.

Në atë periudhë u raportua Kazanxhi e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e tij kishte shkuar për të bërë pazar.

Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3 vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.

Tashmë pritet seanca paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës, e cila do të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes me të pandehurin Kazanxhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012070178985596
array(1) { ["section"]=> string(103) "dhunoi-femijen-3-vjec-te-bashkejetueses-prokuroria-perfundon-hetimet-per-njerkun-alfred-kazanxhi-221115" }