Dhunoi fizikisht babain e moshuar, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 08-02-2018 Dhunoi fizikisht babain e moshuar, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

Policia e komisariatit të Bulqizës ka vënë në pranga një person pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë Dhionis Hysa, 28 vjeç. Ai akuzohet se dhunoi babain e tij 60 vjeç.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi Dhionis Hysa, 28 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi H.H, 60 vjeç, se djali i tij Dhionis Hysa , në banesën e tyre,  ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Materialet  i kaluan Prokurorisë Rrethit  Gjyqësor Dibër  për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal”, sqaron policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014223098754883
array(1) { ["section"]=> string(67) "dhunoi-fizikisht-babain-e-moshuar-arrestohet-28-vjecari-emri-109537" }