Dhunoi fizikisht gardianin e burgut në Shkodër, merret vendimi ekstrem për Mikel Thanin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 13-07-2020 Dhunoi fizikisht gardianin e burgut në Shkodër, merret vendimi ekstrem për Mikel Thanin

Merret vendimi ekstrem për të burgosurin Mikel Thanin, i burgosuri që sulmoi dhe bëri për spital gardianin e burgut të Shkodrës.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka vendosur që thani të izolohet për tre muaj. Ai do të qëndrojë në regjimin e mbikqyrjes së veçantë.

Në vendimin e Gjykatës së Shkodrës, thuhet se pasi Mikel Thani monitoroi lëvizjet e gardianit Gëzim Rahi, vendosi ta sulmojë duke e qëlluar brutalisht në momentin që ai u afrua pranë qelisë.

Gardiani mori goditje të rënda në pjesën e ballit, syrit dhe hundës, duke përfunduar për kurim në spital.

Në vitin 2014 Mikel Thani sulmoi brutalisht babain, nënën dhe mbesën 12 vjeçare të familjes Gura, pas prishjes së fejesës me vajzën e tyre. Ai u arrestua në vitin 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094859600067139
array(1) { ["section"]=> string(93) "dhunoi-fizikisht-gardianin-e-burgut-ne-shkoder-merret-vendimi-ekstrem-per-mikel-thanin-213713" }