Dhunoi fizikisht një fëmijë 2-vjeçar, arrestohet dadoja në Shkup

Publikuar tek: rajon, më 12:12 22-11-2019 Dhunoi fizikisht një fëmijë 2-vjeçar, arrestohet dadoja në Shkup

Policia e Shkupit ka arrestuar një dado, pasi kishte sulmuar fizikisht një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme në orën 15:57 në Shkup, është vënë në pranga shtetasja me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi.

Arrestimi erdhi pas denoncimit nga shtetasi me inicialee M.A.-së, pronar i një restoranti. Ai ka deklaruar se në këndin për fëmijë të restorantit, gruaja ka dhunuar fizikisht fëmijën.

Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e punësuar si dado te D.D. nga Shkupi, dhe se ka goditur djalin e tij, 2 vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032409906387329
array(1) { ["section"]=> string(70) "dhunoi-fizikisht-nje-femije-2-vjecar-arrestohet-dadoja-ne-shkup-186799" }