Policia e Vlorës arrestoi një person, pasi akuzohet se dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Në pranga ra Skerdi Gjonzeneli, 27 vjeç, banues në Vlorë. Policia e ka kapur në flagrancë në banesën e tij në lagjen “10 Korriku” duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases J.Gj., 24 vjeçe, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.