Dhunoi vëllain dhe të ëmën, vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 19-08-2019 Dhunoi vëllain dhe të ëmën, vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë Foto ilustruese

Një 41-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga nga policia pasi dhunoi vëllain dhe të ëmën në banesën e këtyre të fundit.

I arrestuari A.SH. ka shkelur urdhrin e Gjykatës së Vlorë për të hyrë në banesën e familjarëve të tij, por ai e ka thyer vendimin duke u konfliktuar me të afërmit për motive të dobëta.

Ai është dënuar dhe më parë për ushtrim dhune në familje.

Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë për "Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës", shtetasin A.Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhërin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen "28 Nëntori" dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta.

Bëjmë me dije se kjo situatë është e përsëritur pasi 41 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025443077087402
array(1) { ["section"]=> string(69) "dhunoi-vellain-dhe-te-emen-vihet-ne-pranga-41-vjecari-ne-vlore-175795" }