Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
-Adriatik Çomo, 44 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.Ç, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje".