Dhunonin gratë e tyre, arrestohen dy persona në Kavajë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 13-07-2020 Dhunonin gratë e tyre, arrestohen dy persona në Kavajë Ilustruese

Policia e Kavajës ka arrestuar 2 persona, për shkak se dhunonin bashkëshortet e tyre.

Në pranga ka rënë shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Sakaq, Uniformat blu kanë arrestuar edhe shtetasin I. K., 54 vjeç, i cili gjithashtu ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015079975128174
array(1) { ["section"]=> string(60) "dhunonin-grate-e-tyre-arrestohen-dy-persona-ne-kavaje-213720" }