Dhunonin gratë e tyre, arrestohen dy të moshuarit në Vlorë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 16-11-2019 Dhunonin gratë e tyre, arrestohen dy të moshuarit në Vlorë (DETAJE) Foto ilustruese

Policia e Vlorës arrestoi dy persona për shkak se dhunonin bashkëshortet e tyre.

62-vjeçari B.M. dhe 68-vjeçari F.Ç. akuzohen se për motive banale kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. F.Ç. u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:
Vlorë

Në vijim të punës intensive për parandalimin e dhunës në familje, Policia ka arrestuar shtetasit:

• B.M., 62 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për "Dhunë në familje".

Arrestimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60 vjeçare në banesën e tyre në lagjen "Isa Boletini" Vlorë.

• F.Ç., 68 vjeç, banues në Vlorë, (ishte shpallur në kërkim).

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishte në kërkim për arsye se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61 vjeçare dhe në mënyrë të përsëritur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PARALAJMËRIMI i kryeministrit: Kush ka vënë pasuri në rrugë kriminale, do t’i sekuestrohet. Fillon LUFTA që s’është parë në SHQIPËRI (PAKETA KÇK)
‘Festa e Ullirit’/ Banorët e Kurbinit organizojnë panairin e veçantë, promovojnë produktet e zonës nën hijen e ullinjve shekullorë »
Article Logic
Execution time: 0.011343002319336
array(1) { ["section"]=> string(71) "dhunonin-grate-e-tyre-arrestohen-dy-te-moshuarit-ne-vlore-detaje-186075" }