Mësuesja Fatime Vata është shoqëruar sot në ambientet e policisë pas videos shokuese të transmetuar dje në emisionin “Stop” në Tv Klan.
Vata u filmua teksa godiste fëmijët e klasës së parë të shkollës “Skënder Luarasi” në Tiranë, si dhe i fyente ata gjatë gjithë kohës.
Kjo nuk është hera e parë që raste të tilla denoncohen në media apo rrjetet sociale.