Një banesë në fshatin Kamenicë në Korçë është grabitur gjatë natës nga persona të maskuar dhe të armatosur.
Sipas burimeve nga policia e Korçës mësohet se të maskuarit dhunuan burrë e grua duke u vënë armën në kokë në shtëpinë e tyre dhe pastaj vodhën kasafortën me 10 milionë lekë (të vjetra). Ka qenë burri i cili ka bërë denoncimin në policinë e Korçës.
Policisa po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.