Një grup prej pesë autorësh ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dhunuan dhe grabitën rojen e një pusi nafte në Marinzë.
Autorët janë Kozma Mata, Ervis Xhafa, Erald Zyka, Aurel Xhupani, Kristald Plaka, të cilët në bashkëpunim me njër-tjetrin i vodhën rojes me iniciale L.M telefonin dhe tentuan t’i vidhnin edhe naftë. L.M punonte si roje në pusin numër 3108 kur u dhunua dhe u grabit nga personat e arrestuar tashmë.
Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kristald Plaka, një nga të arrestuarit e grupit, gjeti 7 gram canabis-sativa që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.