Disa persona kanë dhunuar ditë më parë gazetarin Elvi Fundo në kryeqytet, në rrugën “Asim Vokshi”.
Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e aturëve dhe arrestimin e përgjegjësve. Ngjarja ndohdi me datë 8 mars pranë stacionit të autobusit.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranes fton qytetaret të ndihmojnë për identifikimin e dy autorëve të dyshuar që shfaqen në pamjet që po publikojmë, të cilët në datë 8 mars 2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobuzave, kanë goditur me mjete të forta gazetarin E. F., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit ofron 500 mijë lekë për informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve, duke kontaktuar në numrin e emergjencave 112 ose numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.
Policia e Tiranës siguron ruajtjen e konfidencialitetit.