Dhunuan pronarin e lokalit në Pogradec, vihen nën hetim 5 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 12-11-2019 Dhunuan pronarin e lokalit në Pogradec, vihen nën hetim 5 persona I lëndurari Erjon Çollaku pasi u dhunua në lokalin e tij në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vendosur në hetim në gjendje të lirë pesë persona, që 3 ditë më parë kanë rrahur e goditur me sende të forta pronarin e një lokali në Pogradec Erjon Çollaku.

Ngjarja ka ndodhur pasi agresorët kanë konsumuar pije alkoolike në lokal dhe më pas janë konfliktuar me 40-vjeçarin Çollaku.

Debati ka degjeneruar në dhunë me mjete të forta duke i shkaktuar Çollakut lëndime thuajse në të gjithë trupin.

I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Pogradecit, ku mori mjekimin e përshtatshëm.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit datë 09.11.2019, i cili bën fjalë për konfliktin e ndodhur në një lokal, në fshatin Dunicë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec pas veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, filluan procedimin penal në gjendje të lirë edhe ndaj 5 shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, konkretisht:

S.M.,26 vjeç; E.M., 28 vjeç; A.S., 25 vjeç; F.M., 26 vjeç, Ç.K, 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç, si edhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019498109817505
array(1) { ["section"]=> string(71) "dhunuan-pronarin-e-lokalit-ne-pogradec-vihen-nen-hetim-5-persona-185626" }