Dhurimi i 200 këpucëve për RENEA-n, reagon ASHPËR gazetari: Si nuk keni turp, kur duam të hyjmë në BE 'opingat' na i sjellin ndihmë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 26-11-2020 Dhurimi i 200 këpucëve për RENEA-n, reagon ASHPËR gazetari: Si nuk keni turp, kur duam të hyjmë në BE 'opingat' na i sjellin ndihmë

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër pas dhurimit të 200 këpucëve nga policia gjermane për RENEA-n.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia shkruan se kur u pranuam në NATO, ushtarët merrnin atletet e tyre me vete pasi nuk kishim dhe tani që duam të hyjmë në BE na i dhurojnë.

Sipas tij ndihma nuk ka asgjë të keqe, por për një repart policie duheshin dhuruar paisje teknike e teknologjike e jo këpucë.

Postimi i plotë:

Po një fije turpi a nuk keni?

Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë.

Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë.

Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë.

Jo dreqin, se është dhe e turpshme.

Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd.

A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRONDITET DURRËSI/ 35 vjeçari gjendet i pajetë në shtëpi, dyshohet të jetë vetëvrarë me pistoletë
‘1000 familje do t’i kalojnë festat në banesa të reja’, Ahmetaj: Jemi unik në botë, pasi vetëm ne japim shtëpi falas »
Article Logic
Execution time: 0.011499166488647
array(1) { ["section"]=> string(133) "dhurimi-i-200-kepuceve-per-renea-n-reagon-ashper-gazetari-si-nuk-keni-turp-kur-duam-te-hyjme-ne-be-opingat-na-i-sjellin-ndihme-229240" }