Dhurimi i gjakut, Meta: Seanca e parë për 2019-ën

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 09-01-2019 Dhurimi i gjakut, Meta: Seanca e parë për 2019-ën

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, ndërsa shpesh publikon mesazhe për qytetarët që këta të fundit t’i bashkohen kauzës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta falenderoi qytetarët e Kavajës që u bënë pjesë e nismës për dhurim vullnetar të gjakut.

“Me një ndjenjë të lartë humanizmi e solidariteti, dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019. Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.”, shkruan Meta.

49609840_2080298818683047_5713828966507216896_n.jpg

49898107_2080298582016404_325548011251826688_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokimi i rrugëve në Gjirokastër, reagon deputeti: Situata kërkon masa
Komunikimi ndryshe i Dumës nga auditori: Studentët i dhanë leksion 'parisë' »
Article Logic
Execution time: 0.013050079345703
array(1) { ["section"]=> string(54) "dhurimi-i-gjakut-meta-seanca-e-pare-per-2019-en-148088" }