"Dhuro Dashuri" publikon rastin e djalit të sëmurë dhe në varfëri ekstreme, Spitali Amerikan merr përsipër kurimin e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 15-02-2017

Nisma e bamirësisë “Dhuro Dashuri”, publikoi një ditë më parë rastin e një djali të vogël, i cili është i prekur nga anemia dhe ka probleme me zorrën e trashë, sëmundje që i rëndon shëndetin prej një viti. “Dhuro Dashuri” kërkoi mbështetje, nga cilido që ka mundësi, për të ndihmuar djalin e vogël për kurim. Menjëherë pas publikimit të rastit, ka reaguar menjëherë Spitali Amerikan, i cili ka marrë përsipër të ndjekë rastin e djalit duke i ofruar kurim. Më poshtë statusti i plotë i publikuar në facebook nga”Dhuro Dashuri”.

"Super lajm!  Bashkë mundemi!

Spitali Amerikan merr persiper te ndjeke rastin e djalin qe ka 1 vit që vuan nga sëmundja.

Rast urgjent! Nuk kanë as buke!

Shpërndajeni ju lutem, dikush mund të na bashkohet në ndihmë...

Varfëri ekstreme, fëmijë të paushqyer, të sëmurë. Nëna me tre djem kërkon ndihmë.

Djali i vogël ( në foto ) nuk mund të shkojë në shkollë, i sëmurë me anemi dhe nga zorra e trashë. Djali i dytë me nota të mira, rrezikon të humbasë shkollën i sëmurë me shtyllën kurrizore. Djali i madh ka lënë shkollën e mesme për arsye ekonomike. Jetojnë vetëm me 5700 lekë të reja në qytetin e Rrogozhinës. Të shtunën ne do të shkojmë tek kjo familje, kush dëshiron të na bashkëngjitet. Për cdo informacion shtesë ju lutem na kontaktoni në inbox, ky është një rast që ka nevojë për shumë gjëra, nuk mund të qëndrojmë indiferentë, qoftë duke e shpërndarë. Zoti ju dhëntë mirësi për çdo kontribut, qoftë dhe një fjalë të mirë, një lutje...

dh.jpg

dh1.jpg

dh2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15 telefona në përgjim për grabitjen në Rinas, mes tyre biznesmenë të rëndësishëm
Përurohet një tjetër kënd lojrash, Veliaj: Fasadat do t’i kthejmë në piktura për fëmijët »
Article Logic
Execution time: 0.013086080551147
array(1) { ["section"]=> string(123) "dhuro-dashuri-publikon-rastin-e-djalit-te-semure-dhe-ne-varferi-ekstreme-spitali-amerikan-merr-persiper-kurimin-e-tij-68794" }