Dhuroi 1 milionë euro për ndërtimin e banesave, zëdhënësi i Pacollit tregon pse nuk kanë filluar ndërtimet

Publikuar tek: aktualitet, më 00:40 22-02-2020 Dhuroi 1 milionë euro për ndërtimin e banesave, zëdhënësi i Pacollit tregon pse nuk kanë filluar ndërtimet Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli dhuroi 1 milionë euro dhe premtoi ndërtimin e disa shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit, por ndërtimet nuk kanë filluar akoma.

Zëdhënësi i familjes Pacolli ka thënë se janë interesuar vazhdimisht te autoritetet shqiptare, dhe ato e kanë sqaruar se është më mirë të punohet me një kornizë të vetme të planifikimit urban se sa me projekte specifike.

"Në fakt, Autoritetet shqiptare informuan Pacollin se punimet mund të fillonin vetëm pas përfundimit të planit hapësinor që ishte kontraktuar në Itali.  Duke ditur vëllimin e punës dhe ritmin e ekzekutimit të kompanisë italiane, Pacolli kishte shprehur shqetësimin se mund të rezultojnë  vonesa të patolerueshme.  Z. Pacolli u rekomandua nga autoritetet që të prisnin derisa të përfundojë planin urbanistik.  Ai nuk pat dhe nuk ka të ndalur të kontaktuarit autoritetet shqiptare, ministrat e përfshirë në këtë çështje, kryeministrin Rama, kryebashkiakun etj për të dhënë kontributin e tij në punë dhe në natyrë.  Ky kontribut është edhe më i lartë se vlera e deklaruar prej 1 milion euro"- u shpreh zëdhënësi i familjes Pacolli.

Familja Pacolli është përgatitur për fillimin e ndërtimit të banesave, ndërsa pret vetëm dritën jeshile të autoriteteve shqiptare.

"Familja Pacolli është ende në pritje të përfundimit të këtij plani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare çdo ditë për ta marrë dritën jeshile për të realizuar projektin në Thumanë. Janë të shumta letrat drejtuar autoriteteve në të cilat ai kërkon fillimin e punimeve. Pacolli ka bërë të gjitha përgatitjet, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të kryer  këtë dhurim.  Shpresojmë që ky ngërç të ketë mbaruar, autoritetet të mundësojnë fillimin e punës në Thumanë" – përfundoi zëdhënësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082850456237793
array(1) { ["section"]=> string(112) "dhuroi-1-milione-euro-per-ndertimin-e-banesave-zedhenesi-i-pacollit-tregon-pse-nuk-kane-filluar-ndertimet-196029" }