Dhuroi organet pasi ra në koma, vogëlushja 21-muajshe shpëton tre njerëz, i gjithë spitali në korridor për ta respektuar (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:59 22-05-2019 Dhuroi organet pasi ra në koma, vogëlushja 21-muajshe shpëton tre njerëz, i gjithë spitali në korridor për ta respektuar (VIDEO)

Në Amerikë një vajzë 21-muajshe dhe prindërit e saj kanë bërë një akt, i cili ka ngjallur mijëra reagime dhe të qara.

Vogëlushja 21-muajshe Coralynn Sobolik, ishtë në koma e deklaruar si e vdekur edhe pse organet e saj funksiononin por doktorët thanë se ajo nuk do të zgjohej kurrë pasi kishtë një tumor të rrallë në tru që do ta linte gjithë jetën në koma.

Prindërit Paul dhe Meaghan morën një vendim të madh. Vajza e tyre do të ishtë me mirë të dhuronte organet e saj dhe të shpëtonte jetën e njerëzve të tjerë se sa të jetonte një jetë pa djeni në krevat.

Kështu që vogëlushja dhuroi zemrën e saj, mushkritë dhe veshkat në tre persona të ndryshëm, të cilët kanë pasur nevojë për të mbijetuar. Në momentin para operacionit në korridorin e spitalit i gjithë stafi dhe të gjithë pacientët e pritën në heshtje largimin e saj, ndërsa shumë po qanin dhe po mbanin sytë.

Mamaja e saj në videon e publikuar në internet dëgjohet dukë thenë: ‘Do të dua përgjithmonë , ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Shko tani dhe shpëto ata njerëz. Të dua shumë’.

Videoja e publikuar fitoi menjëherë zemrën e publikut dhe shumë i kanë përgëzuar prinderit për këtë vendim frymëzues. Tani me siguri që vogëlushja mund të qetësohet në paqe...

 

60855040_2343034062637846_8629451744276905984_n.png

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05341100692749
array(1) { ["section"]=> string(131) "dhuroi-organet-pasi-ra-ne-koma-vogelushja-21-muajshe-shpeton-tre-njerez-i-gjithe-spitali-ne-korridor-per-ta-respektuar-video-165307" }